Ndërlidhjet

SHBA nderon Otunbajevën


Presidentja e Kirgizisë, Roza Otunbajeva, ka marrë Çmimin e Gruas së Guximshme Ndërkombëtare, të dhënë nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, i ka vlerësuar lart përpjekjet e Otunbajevës.

“Kjo është gruaja, e cila unë mendoj se mund të shërbejë si shembull për shumë udhëheqës të botës”, ka thënë Klinton.

Otunbajeva është bërë liderja e parë femër e shtetit në Azinë Qendrore. Ajo ka qenë drejtuese e përpjekjeve për vendosjen e rendit në Kirgizi, pas shpërthimit të dhunës etnike vitin e kaluar, që rezultoi me përmbysjen e ish-presidentit Kurmanbek Bakiev.
XS
SM
MD
LG