Ndërlidhjet

Londra angazhohet për ndalim fluturimin mbi Libi


Britania ka ripërsëritur angazhimin për vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit mbi Libi, si përgjigje ndaj sulmeve ajrore të forcave të Muamer Gadafit kundër kryengritësve.

“Ato çfarë jemi duke punuar, janë elementet e një rezolute për zonën e ndalim fluturimit. Ne po punojmë në këtë drejtim me Francën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo është ende në kuadër të planeve natyrisht“, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg.

Thirrjeve për vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit i është bashkëngjitur së fundmi edhe Organizata e Konferencës Islamike.

Ndërkaq, ministrat e jashtëm të Ligës Arabe do të mblidhen të premten në një takim urgjent, për të diskutuar situatën në Libi.
XS
SM
MD
LG