Ndërlidhjet

Moskë: Xhoe Bajden takohet me Dmitri Medvedevin


Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, sot në Moskë, takohet me presidentin, Dmitri Medvedev, në ditën e parë të vizitës së tij në Rusi.

Shtëpia e Bardhë thotë se zoti Bajden shpreson të krijoj marrëdhënie në kuadër të “ripërtritjes” së raporteve SHBA - Rusi.

Të dy zyrtarët e lartë me gjasë do të diskutojnë për planet e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e mburojës raketore në Evropë.

Pasi e kishte kundërshtuar këtë plan, Moska ka thënë se do të mund të merrte pjesë në të, por vetëm nëse sistemi kontrollohet së bashku.
XS
SM
MD
LG