Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës – së paku 30 të vrarë


Nga një sulm vetëvrasës afër qytetit pakistanez, Peshavar, sipas policisë dhe zyrtarëve spitalorë, janë vrarë së paku 30 vetë dhe janë plagosur më se 45 të tjerë.

Sulmi i sotëm u bë gjatë një ceremonie të varrimit për gruan e një luftëtari anti taliban. Në funeral merrnin pjesë afro 300 vetë.

Ushtria e Pakistanit ka ndërmarrë disa ofensiva kundër talibanëve në pjesën veriperëndimore, por ka mundësuar edhe formimin e njësive fisnore për të ndihmuar në luftën kundër talibanëve.

Pjesëtarët e talibanëve rregullisht i kanë sulmuar personat e armatosur, që kanë mbështetje shtetërore për të luftuar kundër tyre.
XS
SM
MD
LG