Ndërlidhjet

OKB: Në Afganistan – numër rekord i civilëve të vrarë


Kombet e Bashkuara thonë se numri i civilëve të vrarë në luftën në Afganistan ka arritur rekordin vitin e kaluar.

Në raportin vjetor për vrasjet e civilëve në konflikt, misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, thotë se më se 2700 civilë janë vrarë në vitin 2010, që është rritje prej 15% në krahasim me vitin 2009.

Për 75% të këtyre vrasjeve përgjegjës ishin kryengritësit.

16% të vrasjeve u atribuoheshin forcave të jashtme dhe atyre qeveritare, ndërsa për 9% të numrit të përgjithshëm të civilëve të vrarë, nuk mund të përcaktohet përgjegjësia.

Sipas raportit, rrëmbimet janë dyfishuar dhe kanë arritur në 83 raste, ndërsa dhuna po vazhdon të përhapet prej jugut në veri, në lindje dhe në perëndim.

Por, raporti thotë se trendi më “alarmues” ishte ai i atentateve, që është dyfishuar .

Në këtë kuadër, cak i sulmeve ishin zyrtarët qeveritarë, punëtorët humanitarë dhe civilët, që perceptohet se e mbështesin qeverinë afgane ose forcat e udhëhequra nga NATO-ja,
XS
SM
MD
LG