Ndërlidhjet

Jemen: Pas sulmit të policisë ka vdekur një protestues


Zyrtarët shëndetësorë në Jemen thonë se një protestues ka vdekur, pas plagosjes në përleshjet me policinë gjatë ditës së djeshme në kryeqytetin Sana.

Dëshmitarët kanë thënë se forcat e sigurisë kishin hapur zjarr kundër protestuesve, duke plagosur së paku 65 vetë, që demonstronin duke kërkuar përfundimin e regjimit 32 vjeçar të presidentit, Ali Abdullah Saleh.

Raportohet se protesta ka pasur edhe në disa qytete të tjera, përfshirë edhe portin jugor, Aden.

Më herët të martën, së paku një i burgosur raportohet se ishte vrarë, kur mijëra të burgosur kishin bërë trazira në burgun qendror të kryeqytetit Sana.

Jemeni është një nga vendet e Lindjes së Mesme dhe të rajonit të Afrikës Veriore, që është goditur nga trazirat, prej se me protestat masive u përmbysën regjimet e presidentëve të Tunizisë dhe Egjiptit, më herët këtë vit.
XS
SM
MD
LG