Ndërlidhjet

Kosovë: Dy policë suspendohen, tre të tjerë nën hetime


Dy pjesëtarë të policisë së Kosovës, në stacionin policor në Leposaviq, janë supsenduar, ka njoftuar Besim Hoti, zyrtar i policisë për informim publik në Mitrovicë.

Ata janë supsenduar me vendim të drejtorit rajonal për shkak të dyshimit se nuk e kanë respektuar Ligjin e Policisë.

Mëtutje, në njoftim theksohet se suspendimi dhe zhvillimi i hetimeve të brendshme, janë inicuar me kërkesë të komandantit të stacionit policor në Leposaviq, pasi besohet se këta policë kishin konsumuar alkool gjatë detyrës zyrtare, ndrësa dyshohet se ata ishin “përfshirë në një zënkë verbale në mes vete në një kafiteri lokale”.
XS
SM
MD
LG