Ndërlidhjet

logo-print

Faith: Dialog i dy shteteve të pavarura e sovrane



Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë Piter Faith ka thënë se në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës palët do të flasin si dy shtete të pavarura dhe sovrane.

Ai ka përjashtuar tërësisht mundësinë e diskutimit për çështjen e statusit dhe të integritetit territorial të Kosovës, apo edhe të ndarjes së saj.

Në një ligjëratë para studentëve të Universitetit Amerikan të Kosovës, Faith ka thënë se nga dialogu do të kenë përfitime si Serbia ashtu edhe Kosova.

Ai ka shfaqur shpresën se në dialog do të flitet edhe për veriun e Mitrovicës, por, duke pasur për bazë planin e Ahtisaarit.
XS
SM
MD
LG