Ndërlidhjet

Aeroplani i Libisë kalon mbi Greqi



Një aeroplan privat i Libisë ka fluturuar mbi hapësirën ajrore të Greqisë në rrugën drejt Egjiptit.

Mediat citojnë burime të qeverisë greke të kenë thënë se nuk dihet kush ka qenë në aeroplanin e vogël civil dhe kujt i përket fluturakeja.

Aeroplani ka fluturuar për 15 minuta mbi hapësirën ajrore të Greqisë, ndërsa piloti u ka thënë kontrollorëve grekë se po fluturonte drejt Egjiptit.

Televizioni Al Jazeera raportoi se tre aeroplanë pronë e familjes së Gadafit kishin fluturuar nga aeroporti afër kryeqytetit Tripoli.
XS
SM
MD
LG