Ndërlidhjet

Libi: Kryengritësit kërkojnë zonë të ndalim fluturimeve



Kryengritësit në lindje të Libisë i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të vendosë zonë të ndalim-fluturimeve për t'u dhënë fund sulmeve ajrore të forcave të Moamer Gadafit.

Udhëheqësit e kryengritësve në qytetin Bengazi thanë se po i përqëndrojnë përpjekjet diplomatike për vendosjen e zonës së ndalim-fluturimeve.

Në një fjalim para ithtarëve të vet, Gadafi tha se libianët do t’i “marrin armët” nëse fuqitë perëndimore imponojnë zonë të ndalim-fluturimeve.

Gadafi tha se SHBA, Franca dhe Britania, po bëjnë konspiracion kundër Libisë, për të pasur kontroll ndaj fushave të naftës.

Ndërkohë, luftime intenzive janë raportuar në Zawiyah, qytet afër Tripolit mbahet nga kryengritësit.

Më shumë se 1.000 njerëz raportohet se kanë vdekur që nga fillimi i kryengritjes.

Kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton, i tha parlamentit të BE-së në Strasburg se unioni po e konsideron dërgimin e një misioni ushtarak në Libi për të ndihmuar evakuimin dhe për të adresuar krizën humanitare.
XS
SM
MD
LG