Ndërlidhjet

Aeroplani me zyrtarin e lartë libian zbret në Kairo



Raportet e mediave thonë se një aeroplan privat i Libisë në të cilin ishte një zyrtar i lartë libian ka ateruar në Kairo.

Një zyrtar i aeroportit të Kairos i tha agjencisë AP se aeroplani me shefin e departamentit për logjistikë dhe furnizime mbërriti në Kairo pasi kishte fluturuar mbi Greqi.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se zyrtari i Libisë, Abdul-Rahman bin Ali al-Zawi, kishte me vete një mesazh nga Gadafi, i cili po i lufton kryengritësit që kërkojnë t'i jepet fund pushtetit të tij.
XS
SM
MD
LG