Ndërlidhjet

logo-print

BE e gatshme të mbështesë reformat zgjedhore në Kosovë



Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian i dorëzoi Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, raportin e misionit të BE-së për zgjedhje.

Në raport paraqiten analiza të procesit të fundit zgjedhor dhe janë dhënë rekomandime për reforma gjithëpërfshirëse.

"Institucionet e Kosovës duhet të punojnë në largimin e kulturës të mosndëshkimit në rastet e mashtrimeve zgjedhore. Rastet e mundshme të mashtrimeve zgjedhore duhet të hetohen dhe të gjykohen pa vonesë. Kryerësit e mashtrimeve nuk do të ndalin përsëritjen e shkeljeve nëse nuk ndëshkohen mashtrimet e vërtetuara", thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG