Ndërlidhjet

logo-print

Bora bllokon rrugët në Turqi


Vala e të ftohtit në Turqi ka sjellë reshje të mëdha të borës dhe temperatura të ulta, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin rrugor dhe ajror.

Në Ankara trafiku rrugor është paralizuar, përkundër përpjekjeve të autoriteteve për të pastruar borën që ka arritur në 50 cm.

Shkollat janë mbyllur në kryeqytet, trafiku hekurudhor është bllokuar, ndërsa shumë fluturime janë anuluar.

Raportohet se në pjesën qendrore dhe veriore të Turqisë, bora ka izoluar qindra fshatra.
XS
SM
MD
LG