Ndërlidhjet

Kairo: Përleshje në sheshin Tahrir



Sulmues të armatosur me thika dhe shpata u janë vërsulur qindra aktivistëve pro demokracisë në sheshin Tahrir në Kairo.

Televizioni shtetëror shfaqi pamje të hedhjes së gurëve dhe ndjekjes së qindra njerëzve nga sheshi Tahrir, i cili ishte epiqendër e protestave që rrëzuan ish presidentin Hosni Mubarak.

Përleshjet e sotme ndodhën kur kabineti i sapoemëruar u mblodh me Këshillin e Lartë të forcave të armatosura për ta propozuar ligjin, i cili e inkriminon nxitjen e urrejtjes, dhe mund të ndëshkohet edhe me vdekje.

Ndërkohë, përleshjet ndërmjet të krishterëve koptë dhe myslimanëve në një lagje të Kairos lanë 10 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.
XS
SM
MD
LG