Ndërlidhjet

logo-print

Berluskoni shpenzoi 34 milionë euro në vit për dhurata



Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, në vitin 2010 ka shpenzuar 34 milionë euro për bizhuteri, antikitetet, kravata dhe zarfe me para për vajzat e reja nga rrethi i tij, shkruan gazeta "Corriere della Ser".

Sipas gazetës, miliarderi 74-vjeçar ka shpenzuar 120 mijë euro vetëm për kravata.

Raportohet se Berluksoni ka marrë me qira një pallat për 675.000 euro, ndërsa për vilën e tij në Antigua ka paguar 900.000 euro për faturat e gazit dhe rrymës.

Gjatë hetimeve që po zhvillohen kundër tij, disa vajza të reja kanë thënë se kanë pranuar shumë dhurata nga kryeministri italian.

Sipas gazetës, Berluskoni u ka dhënë 562.000 euro 14 "shoqeve" të tij.
XS
SM
MD
LG