Ndërlidhjet

BE dhe NATO diskutojnë për Libinë



Përderisa në Libi vazhdojnë luftimet, opsionet për adresimin e konfliktit pritet të jenë sot në krye të agjendës së takimeve të BE-së dhe NATO-s në Bruksel.

Vendet e BE-së dhe NATO-s kanë qenë unike në thirrjet që Moamer Gadafi të largohet nga pushteti, por duket se ka ndarje rreth zbatimit të zonës së ndalim-fluturimeve.

Franca dhe Britania thonë se vendimi duhet të ketë mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, ndërsa SHBA-të kanë thënë se hapi duhet të ketë mbështetje më të gjerë, përfshirë atë të vendeve arabe.

Ndërkohë, forcat e Gadafit e kanë pohuar fitoren në ripushtimin e Zawiya, qytet më i afërt me kryeqytetin Tripoli, i cili kishte rënë nën kontrollin e kryengritësve. Pohimet nuk kanë mundur të verifikohen nga burime të pavarura.

Forcat e Gadafit kanë ndërmarrë edhe kundërsulme ajrore dhe artilerike për të ndalur përparimin e kryengritësve drejt Tripolit.
XS
SM
MD
LG