Ndërlidhjet

Sulmuesi i kongresistes Gifords deklarohet i pafajshëm



Njeriu i akuzuar për të shtënat që plagosën rëndë kongresisten amerikane dhe vranë gjashtë të tjerë është deklaruar i pafajshëm për 49 pikat e aktakuzës.

Xharid Li Lafner (Jareed Lee Loughner) e deklaroi këtë në gjykatën në Tuson të Arizonës, ku ndodhi incidenti në 8 janar.

Lafner akuzohet se hapi zjarr me pistoletë gjysmë automatike në turrmën, e cila merrte pjesë në një tubim të përfaqësueses së Partisë Demokratike, Gabrielle Gifords.

Gjashtë njerëz, përfshirë një gjykatës federal e humbën jetën, ndërsa 13 të tjerë u plagosën.

Lafner u arrestua menjëherë pas sulmit.
XS
SM
MD
LG