Ndërlidhjet

logo-print

Bajden sot takohet me Putinin



Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, e vazhdon sot ditën e dytë të vizitës në Rusi me takimin me kryeministrin Vladimir Putin.

Dje Bajden i siguroi udhëheqësit e Kremlinit, se Uashingtoni mbështet anëtarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Bajden u takua me presidentin Dimitri Medvedev, me të cilin pritej të diskutohet situata në Libi dhe planet amerikane për sistemin e mburojës raketore në Evropë.

Më herët, Bajden dhe zv/kryeministri Igor Shuvalov, morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së kompanisë Aeroflot dhe prodhuesit të aeroplanëve, Boeing.
XS
SM
MD
LG