Ndërlidhjet

ElBaradei do të garojë për president



Mohamed ElBaradei i ka shpallur planet për të garuar si president i Egjiptit, por gjithashtu ka bërë thirrje për reforma më të thella demokratike.

Në një intervistë për televizionin egjiptian, laureati i Çmimit Nobel për Paqe dhe ish kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, bëri thirrje për hartimin e kushtetutës së re që demokracia në Egjipt të vihet mbi baza solide.

ElBaradei tha se amandamentet kushtetuese që do të votohen në referendumin në 19 mars nuk janë të mjaftueshme.
XS
SM
MD
LG