Ndërlidhjet

"Forbes": Rusia ka 101 miliarderë



Revista "Forbes" thotë se Rusia tash ka më shumë se 100 miliarderë, dhze se më shumë miliarderë jetojnë në Moskë se në çdo qytet tjetër të botës.

Në raportin vjetor për njerëzit më të pasur në botë, "Forbes" shkruan se numri i miliarderëve në Rusi ka shkuar në 101 nga 65 sa ishte vitin e kaluar.

Vetëm në Moskë jetojnë 79 miliarderë, shkruan revista amerikane, sipas së cilës, miliarderët rusë tash përbëjnë një të tretën e e miliarderëve në Evropë.

"Forbes" thotë se Kina tash ka 115 miliarderë, ndërsa SHBA kanë 413 miliarderë.

Sipas revistës, tash në botë ka gjithsejt 1.210 miliarderë.
XS
SM
MD
LG