Ndërlidhjet

Vala e të nxehtit në Rusi nuk u shkaktua nga ndryshimi i klimës



Shkencëtarët amerikanë kanë ardhur në përfundimin se vala e të nxehtit që shkaktoi mijëra të vdekur në Rusi ka ndodhur në saje të fluktuimeve natyrore klimatike, e jo nga ndryshimet e klimës të shkaktuara nga njeriu.

Randell Dojll, nga Administrata Kombëtare e Oqeaneve dhe Atmosferës, tha se ai dhe kolegët e tij kanë gjetur se vala e të nxehtit që përfshiu Rusinë në muajt korrik dhe gusht, 2010, ndodhi si pasojë e fenomenit natyror të quajtur bllokimi atmosferik.

Kjo ndodh kur presionet e larta në atmosferë e largojnë ajrin e ftohtë dhe të reshurat.
XS
SM
MD
LG