Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA pritet të hapë sot seancat dëgjimore lidhur me radikalizimin e disa anëtarëve të komunitetit mysliman në Ameirkë.
Kryesuesi i Komitetit për Sigurinë e Atdheut, Piter King, tha se ai është i shqetësuar se Al Kaida dhe grupet e ngjashme po përpiqen të rekrutojnë amerikanë dhe myslimanë brenda në Shtetet e Bashkuara për të kryer sulme terroriste.
King ka pretenduar se udhëheqësit myslimanë dhe imamët e xhamive nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar radikalizimin e myslimanëve të rinj, apo nuk bashkëpunojnë me agjencitë për zbatimin e ligjit.
Myslimanët dhe aktivistët e të drejtave civile i kanë dënuar seancat dëgjimore, duke thënë se myslimanët në SHBA pa të drejtë janë vënë në shënjestër.