Ndërlidhjet

Forbes: Kush janë miliarderët e sotëm?

  • RFE /RL

Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Revista "Forbes" thotë se Rusia tash ka më shumë se 100 miliarderë dhe se më shumë miliarderë jetojnë në Moskë se në çdo qytet tjetër të botës.

Në raportin vjetor për njerëzit më të pasur në botë, "Forbes" shkruan se numri i miliarderëve në Rusi ka shkuar në 101 nga 65 sa ishte vitin e kaluar.

Vetëm në Moskë jetojnë 79 miliarderë, shkruan revista amerikane, sipas së cilës, miliarderët rusë tash përbëjnë një të tretën e e miliarderëve në Evropë.

Në New York jetojnë 58 miliarderë.

"Forbes" thotë se Kina tash ka 115 miliarderë, ndërsa SHBA kanë 413 miliarderë.

Sipas revistës, tash në botë ka gjithsejt 1.210 miliarderë. Prej tyre, më i pasuri është Karlos Slim nga Meksika, i cili këtë kurorë arriti ta mbajë për të dytin vit me radhë, duke pasur në pronësi një pasuri prej 79 miliardë dollarësh.

I dyti në listë është Bill Gejts, themelues i Microsoftit, me një pasuri prej 56 miliardë dollarësh, kurse në vendin e tretë është ranguar investitori Uarren Bufet, me 50 miliardë dollarë.

Revista “Forbes” ka vlerësuar se zoti Gejts mbase do të ishte akoma njeriu më i pasur në botë, po të mos ia kishte dhuruar 28 miliardë dollarë fondacionit të tij.
XS
SM
MD
LG