Ndërlidhjet

Rusia ndalon shitjen e armëve Libisë



Rusia shpalli se do të ndalojë shitjen e armëve Libisë, dhe i pezulloi kontratat e armatimit me qeverinë e Moamer Gadafit.

Kremlini tha se presidenti Dimitri Medvedev e ka nënshkruar urdhërin për ndalimin e eksportit dhe dërgimin e armëve, municionit dhe pajisjeve ushtarake në këtë shtet të Afrikës veriore.

Këshilli i Sigurimit i KB votoi në 26 shkurt për t’i embargo të armëve Libisë, ku përleshjet mes forcave besnike të Gadafit dhe kryengritësve që kërkojnë largimin e tij kanë shkaktuar mijëra të vdekur.

Rusia është ndër furnizuesit më të mëdhej të Libisë.

Javën e kaluar, një zyrtar i lartë rus tha se trazirat në Libi i kanë kushtuar Moskës 4 miliardë dollarë humbje në kontratat e armëve.
XS
SM
MD
LG