Ndërlidhjet

Përkujtohet ushtari amerikan i vrarë në Frankfurt



Në bazën ushtarake ajrore amerikane Ramstein në Gjermani u mbajt ceremonia përkujtimore për ushtarin 21 vjeçar nga Virxhinia, i cili u vra javën e kaluar nga një ekstremist islamik në aeroportin e Franfurtit.

Prokurorët thonë se Zachary R. Cuddeback u qëllua për vdekje nga 21 vjeçari Arid Uka, me origjinë nga Kosova, i cili deshte të vrasë amerikanë si hakmarrje për misionin në Afganistan.

Cuddeback, nga shteti Illinois, ishte ngasës i autobusit që duhej t'i transportonte 15 ushtarakët e stacionuar në Angli në bazën Ramstein për t'u dërguar në Afganistan.

Për nesër është paraparë një shërbesë tjetër në bazën ajrore Lakenheath në Angli, ku ishte stacionuar viktima e dytë, Nick Alden, 25 vjeç, nga Karolina e Jugut.

Varrimi i tyre do të bëhet më vonë në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG