Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti i Jemenit propozon Kushtetutë të re



Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh ka propozuar hartimin e kushtetutës së re, në përpjekje për t'i plotësuar kërkesat e opozitës në protestat kundër qeverisë që përfshinë mbarë vendin.

Saleh tha se kushtetuta e re do të garantojë ndarjen e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, dhe do të përgatitë vendin për zgjedhje të reja, të cilat do të nxjerrnin një pushtet efektiv parlamentar.
XS
SM
MD
LG