Ndërlidhjet

Instrumentet e Kleptonit në ankand


Erik Klapton
Erik Klapton

Kitaristi i njohur britanik, Erik Klepton, është ndarë nga më shumë se 70 instrumentet e tij, duke i vënë të gjitha në ankand, në të cilin janë përfshirë adhuruesit e tij.

Shitja e tyre ka tejkaluar të gjitha parashikimet.

Më së shtrenjti është shitur “Kitara e Gibsonit”, një model nga viti 1948, e cila është blerë për 83 mijë dollarë, ndonëse ishte vlerësuar në 30 mijë.

Kitara akustike “Martin”, me të cilën Klepton ka komponuar këngën “Motherless Child”, është shitur për 70 mijë dollarë, kurse parashikimet për të fillimisht kishin përmendur shumën prej 5 mijë dollarësh.

Paratë e mbledhura janë zotuar për klinikën e rehabilitimit nga droga dhe alkooli “Crossroads Center”, të cilën Klepton e ka themeluar në vitin 1998 në Guatemalë, duke qenë se edhe vetë Klepton ka vuajtur prej varshmërisë nga alkooli dhe drogat.

Kjo është hera e tretë që këngëtari britanik ka organizuar ankand për shitjen e instrumenteve të tij. (a.v.)

XS
SM
MD
LG