Ndërlidhjet

Rezoluta zhvendoset në fund të seancës



Kuvendi i Kosovës ka zhvendosur votimin e rezolutës për bisedimet me Serbinë si pikën e fundit të rendit të ditës.

Ndonëse hedhja në votim e kësaj rezolute ishte në agjendën e punës si pika e parë për seancën e sotme, me shumicë votash është vendosur që të fitohet edhe pak kohë për harmonizime ndërmjet grupeve parlamentare rreth tekstit të kësaj rezolute.

Dje dhe sot, grupet parlamentare kanë diskutuar harmonizimin e tekstit të saj, por nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Propozuesi i rezolutës, Partia Demokratike e Kosovës, sipas opozitës, nuk i ka përfillur propozimet e partive opozitare për 10 pika shtesë në tekstin e kësaj rezolute, andaj ajo edhe nuk ka marrë mbështetjen.

Shtyrja e votimit të rezolutës për pasdite u nënkuptua në Kuvend si mundësi që bisedimet pozitë – opozitë rreth tekstit të kësaj rezolute të vazhdojnë.

Rezoluta për bisedimet me Serbinë është paraqitur të hënën si një përkufizim i vijave të kuqe për qeverinë e Kosovës për temat të cilat nuk mund t’i bisedoj fare me Serbinë.
XS
SM
MD
LG