Ndërlidhjet

Forcat amerikane vrasin kushëririn e Karzait


Forcat amerikane kanë vrarë kushëririn e presidentit afgan, Hamid Karzai, në pjesën jugore të Afganistanit.

Guvernatori i qarkut Dand në provincën Kandahar tha se Haji Jar Mohamed Kan është vrarë kur forcat ushtarake hynë me forcë në shtëpinë e tij.

Ahmad Vali Karzai, vëllai i vogël i presidentit dhe shefi i këshillit krahinor të Kandaharit, e ka konfirmuar vdekjen, duke thënë se kushëriri i tij është vrarë "gabimisht" nga trupat e SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG