Ndërlidhjet

Prodhimi i naftës në Libi bie për dy të tretat


Prodhimi i naftës në Libi është zvogëluar për dy të tretat gjatë tri javëve të fundit, kanë bërë të ditur zyrtarë libianë.

Kreu i Korporatës Kombëtare të Naftës, Shukri Ghanem, tha se prodhimi ka rënë nga 1.6 milion fuçi në ditë në rreth 500 mijë. Faktor që ka ndikuar në një gjë të tillë, sipas tij, është largimi i shumë punëtorëve nga vendet e punës, për shkak të trazirave në vend.

Luftimet midis kryengritësve dhe forcave të Muamer Gadafit kanë çuar edhe në një seri shpërthimesh të tubacioneve të naftës.
XS
SM
MD
LG