Ndërlidhjet

Zjarri mbyt pesë emigrantë në Rusi


Të paktën pesë punëtorë të huaj kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit në një fabrikë pranë Moskës. Ministria ruse e Emergjencave tha se viktimat dyshohet të jenë emigrantë nga Vietnami.

Shumë njerëz vdesin në Rusi çdo vit, për shkak të zbatimit të dobët të rregulloreve të sigurisë si dhe infrastrukturës joadekuate nga era sovjetike.

Aktivistë për të drejtat e njeriut kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin se punëtorët migrantë janë një nga grupet më të rrezikuara në Rusi, të cilët përballen me kushte të këqija pune dhe paga të ulëta.
XS
SM
MD
LG