Ndërlidhjet

Shkup: Qendër memoriale për Holokaustin


Ceremonia e hapjes së Qendrës Memoriale për Holokaustin
Ceremonia e hapjes së Qendrës Memoriale për Holokaustin
Në Qendrën Memoriale të Holokaustit të hebrenjve në Maqedoni, e cila solemnisht u hap të enjten, do të pushojnë mbetjet e hirit (urnat) si simbol nderimin për rreth 7 mijë hebrenjtë e Maqedonisë, të vrarë në logorin fashist Treblinka, në mars të vitit 1943.

Me këtë rast, komuniteti hebraik në Maqedoni dhe Izraeli kanë falënderuar qytetarët e Maqedonisë dhe Shkupin zyrtar, si dhe përkushtimin e Uashingtonit për ndihmën e dhënë për përfundimin e kësaj qendre memoriale, gurthemeli i së cilës ishte vendosur në vitin 2002.

Qendra Memoriale e Holokaustit detyrimisht duhet të paraqesë mësim për gabimet e së kaluarës duke qenë e vendosur të sfidojë kërcënimet e së tashmes, është shprehur zëvendëskryeministri izraelit, Mosha Jaallon.

“Kjo është një arritje e rëndësishme e Qeverisë së Maqedonisë, e cila është një nga vendet e para që kanë finalizuar me sukses kthimin e pronave të hebrenjve dhe veçanërisht ky akt që përjetëson realitetin hebraik është një arritje e rëndësishme për gjeneratat e reja të mësojnë nga gabimet e hidhura të një kohe”,
ka deklaruar Jaallon.

Në ceremoninë e rastit ku ishin të pranishëm presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, si dhe mysafirë nga qendrat hebraike të Uashingtonit dhe Berlinit, kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, tha se kjo qendër do të jetë dëshmi për ata hebrenj, fati i hidhur i të cilëve paraqet ‘mësim’ për të mos u përsëritur kurrë më.

“Angazhimi ynë për ndërtimin e këtij monumenti, ka për qëllim të shënojë një histori të hidhur të njerëzimit, prania e të cilit objekt duhet të na përkujtojë gjërat, të cilat kurrë nuk duhet të na përsëriten”,
është shprehur kryeministri Nikolla Gruevski.

Ndryshe urnat janë sjellë në Maqedoni në vitin 1961 dhe deri tani janë ekspozuar në Manastir, Shkup dhe Shtip - tri qytete prej ku me dhunë janë mbledhur hebrenjtë nga Maqedonia më 11 mars të vitit 1943, dhe më pas janë deportuar në kampet vdekjes në Poloninë e okupuar.

Qendra Memoriale e Hebrenjve në Shkup është e katërta në botë që i kushtohet viktimave të Holokaustit. Objekti shtrihet në një sipërfaqe prej 2.700 metrave katrorë dhe është ndërtuar me mjetet e pronave të familjeve të hebrenjve të vrarë, të cilët nuk kanë trashëgimtarë të tyre.

Qendra memoriale për viktimat e Hollokaustit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:42 0:00
XS
SM
MD
LG