Ndërlidhjet

Avad: Problemi i ekstremizmit po ekzagjerohet


Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka hapur sot seancat dëgjimore lidhur me radikalizimin e disa anëtarëve të komunitetit mysliman në Amerikë.

Kryesuesi i Komitetit për Sigurinë e Atdheut, Piter King, tha se ai është i shqetësuar se Al Kaida dhe grupet e ngjashme po përpiqen të rekrutojnë amerikanë dhe myslimanë brenda në Shtetet e Bashkuara për të kryer sulme terroriste.

King ka pretenduar se udhëheqësit myslimanë dhe imamët e xhamive nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar radikalizimin e myslimanëve të rinj, apo nuk bashkëpunojnë me agjencitë për zbatimin e ligjit.

Myslimanët dhe mbështetësit e të drejtave të njeriut i kanë dënuar seancat, duke thënë se myslimanët në SHBA janë shënjestruar në mënyrë të padrejtë.

Kreu i Këshillit për Marrëdhënie Islamike në Amerikë, Nihad Avad, tha se problemi i ekstremizimit po ekzagjerohet nga Kingu.

“Ne e pranojmë se ka një problem, por nuk duhet të ekzagjerohet. Kingu nuk duhet ta përgjithësojë atë. Ai nuk duhet ta akuzojë komunitetin mysliman e as ta trajtojë atë si fajtor për shkak të akteve të dikujt”, tha Avad.
XS
SM
MD
LG