Ndërlidhjet

OSBE kritikon Azerbajxhanin për lirinë e mediave


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian ka kritikuar Azerbajxhanin për shpërfillje të urdhrit të Gjykatës Evropiane për lirimin e gazetarit opozitar.

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, tha se “autoritetet azerbajxhanase jo vetëm që kanë injoruar vendimin e gjykatës, por ato vazhdojnë të torturojnë Einullah Fatullajevin”.

Ky i fundit është arrestuar në vitin 2007, nën akuzat për lidhje me terroristët. Këto akuza iu hoqën më vonë, ndërsa vazhdon të vuajë dënimin për posedim të dyshuar të drogës.
XS
SM
MD
LG