Ndërlidhjet

Në Libi zhduken dy gazetarë


Në Libi është zhdukur korrespondenti i britanikes Guardian dhe një gazetar brazilian që ka udhëtuar me të, kanë njoftuar sot redaksitë e tyre.

Korrespondenti i Guardian-it, Gait Abdul Ahad, për herë të fundit është parë të dielën në qytetin Zavijah, ka njoftuar redaktori për Lindjen e Mesme, Ijan Blek.

Gazeta braziliane Estado de Sao Paulo tha se ka humbur kontaktet me gazetarin e saj, Andrea Neto, i cili ka mbuluar ngjarjet në Libi. Ajo ka shprehur drojën se Neto mund të jetë zënë rob.
XS
SM
MD
LG