Ndërlidhjet

logo-print

Gjiri Arab zotohet për luftimin e kërcënimeve


Gjashtë shtetet e Gjirit Arab u zotuan se do të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo kërcënimi të sigurisë, përderisa thirrjet për reforma në këto vende po bëhen gjithnjë e më të fuqishme.

Përmes një deklarate të përbashkët, ato thanë se "kërcënimet për sigurinë e secilit anëtar të Gjirit dëmtojnë sigurinë e të gjitha shteteve dhe ato do të trajtohen menjëherë".

Gjashtë shtetet e Gjirit Arab përfshijnë Bahreinin, Kuvajtin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
XS
SM
MD
LG