Ndërlidhjet

Klinton: Të krijohet konsensus ndërkombëtar për Libinë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka theksuar nevojën e konsensusit ndërkombëtar për hapat e ardhshëm në Libi, duke thënë se çfarëdo lëvizjeje e njëanshme e Shteteve të Bashkuara mund të ketë pasoja të paparashikueshme.

Ajo ka shprehur dyshime rreth propozimeve për krijimin e zonës së ndalim fluturimeve mbi Libi, duke thënë se zonat e tilla në Irak dhe Serbi kanë pasur pak efekt.

“Ne patëm zonë të ndalim fluturimeve dhe pastaj 78 ditë të bombardimeve në Serbi. Kjo nuk e nxori Millosheviqin jashtë zyrës. Kjo nuk e largoi atë nga Kosova, derisa ne i vendosëm trupat në terren me aleatët tonë”, ka thënë Klinton në Komitetin e Buxhetit të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Agjencia Reuters citon Klintonin të ketë thënë se “mungesa e autorizimit dhe veprimi vetëm i Shteteve të Bashkuara do të jenë hapa në një situatë me konsekuenca të paparashikueshme”.
XS
SM
MD
LG