Ndërlidhjet

Përparimi afatgjatë i Kosovës, objektiv i FMN-së


Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur sot një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Adam Benet.

Pacolli i informoi përfaqësuesit e FMN-së për "përkushtimin e institucioneve të vendit për bashkëpunim të ngushtë me këtë mekanizëm, për programet në fuqi si dhe për programet në vijim".

Ndërkaq, Adam Benet, këshilltar i lartë i Departamentit Evropian, duke shprehur gatishmërinë e FMN-së për bashkëpunim me institucionet kosovare edhe në të ardhmen, tha se "objektiv i FMN-së është përparimi afatgjatë dhe qëndrueshmëria afatgjate buxhetore e Kosovës".
XS
SM
MD
LG