Ndërlidhjet

logo-print

Njësitet e Gadafit rikthejnë kontrollin në lindje


Televizioni shtetëror i Libisë tha se porti Ras Lanuf, bastion i kryengritësve antiqeveritarë, është pastruar nga protestuesit.

"Forcat e regjimit tani po lëvizin drejt Bengazit", thuhet në raport.

I njëjti burim tha se njësitë besnike të Muamer Gadafit "po çlirojnë qytetin Brega, i cili të premten e kaluar ka rënë në duart e kryengritësve".

Për të rikthyer kontrollon e lindjes së vendit, forcat qeveritare kanë sulmuar nga ajri dhe toka, gjë që ka detyruar protestuesit të largohen nga Ras Lanufi.

Së paku katër persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur sipas burimeve spitalore në qytetin Brega.
XS
SM
MD
LG