Ndërlidhjet

SHBA: Kritikohen vlerësimet e shefit të inteligjencës për Libinë


Shtëpia e Bardhë po synon të tërhiqet nga komentet që i ka bërë shefi i inteligjencës së SHBA-ve, Xhejms Klaper, se regjimi i Muamer Gadafit në Libi, me gjasë “do të mbizotëroj” në luftën kundër forcave kryengritëse.

Këto komnente ai i kishte bërë në një dëgjim në Senatin amerikan.

Zoti Klaper tha, poashtu, se nuk ka indikacione se Gadafi do të tërhiqej dhe do të ofroj një zgjidhje të shpejtë të krizës. Ai ka shtuar se forcat e Gadafit janë më mirë të pajisura se kryengritësit.

Tom Danilon, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit Obama, më vonë e ka kritikuar analizën e zotit Klaper si “statike dhe vlerësim njëdimenzional”.

Danilon tha se izolimi ndërkombëtar i Gadafit dhe përkushtimi i popullit të Libisë, për ta përmbysur Gadafin, mund të kenë rëndësi madhore në finalen e ngjarjeve në Libi.
XS
SM
MD
LG