Ndërlidhjet

logo-print

Edhe Azerbajxhani frymëzohet nga Lindja e Mesme


Policia e Azerbajxhanit ka arrestuar të paktën 15 persona në përpjekje për të ndaluar protestat antiqeveritare, të planifikuara për sot.

Aktivistët e frymëzuar nga kryengritjet popullore në botën arabe, kanë bërë thirrje për demonstrata përmes rrjeteve sociale në Internet.

Ali Usufli, aktivist nga blloku opozitar, ka treguar motivet e protestës:

“Shumë të rinj nuk mund të gjejnë veten. Ata janë diplomuar në universitete dhe nuk mund të gjejnë punë. Kjo është arsyeja pse azerbajxhanasit përpiqen të bëjnë hapa drejt demokracisë dhe lirisë. Ata duan të bëjnë dicka të ngjashme me revolucionet e fundit në Lindjen e Mesme”, tha ai.

Forcat e rendit kanë shtuar prezencën para Universitetit të Bakusë dhe në stacionet e metrosë.
XS
SM
MD
LG