Ndërlidhjet

NATO diskuton tranzicionin në Afganistan


Ministrat e mbrojtjes të vendeve misionare në Afganistan janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar planet për transferimin e përgjegjësive të sigurisë te forcat afgane.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se Aleanca është në rrugën e duhur për bartjen e përgjegjësive te trupat lokale.

Transferimi është një element kyç në planet e Perëndimit për t’i dhënë fund rolit ushtarak në Afganistan, pas gati një dekade luftë.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, ka paralajmëruar partnerët “kundër tërheqjes së pakoordinuar”, e cila, sipas tij, do të rrezikonte rezultatet e arritura.

Ministrat e mbrojtjes të 28 vendeve anëtare të NATO-s dhe rreth 20 vendeve të tjera pritet të aprovojnë rekomandimet në bazë të të cilave do të bëhej tranzicioni i parë.
XS
SM
MD
LG