Ndërlidhjet

Japoni: Rritet numri i viktimave nga tërmeti


Shifrat e reja të autoriteteve japoneze flasin për të paktën 60 të vrarë dhe qindra të zhdukur nga tërmeti me magnitudë 8.9, që ka goditur bregun verilindor të Japonisë.

Valët e cunamit që ka pasuar, kanë shkatërruar qindra shtëpi. Disa stacione atomike të rrymës janë shkyçur automatikisht, ndërsa zyrtarët thanë se nuk ka pasur rrjedhje radioaktive.

Aeroporti Narita në Tokio ka rifilluar pjesërisht fluturimet pas mbylljes së përkohshme.

Ushtria është dërguar në terren për t’i ndihmuar rajonet e goditura nga tërmeti, ndërsa bilanci i viktimave pritet të pësojë rritje.
XS
SM
MD
LG