Ndërlidhjet

KB: Shumica e Libisë s'ka qasje në ndihma


Kombet e Bashkuara thonë se pjesa më e madhe e Libisë nuk ka qasje në ndihmat humanitare, për shkak të luftimeve ndërmjet njësiteve të Gadafit dhe kryengritësve antiqeveritarë.

Katerin Brag, zëvendëskoordinatore e OKB-së për ndihma emergjente, tha se nevojat mjekësore të qytetarëve paraqesin shqetësim të madh.

Ajo tha se Kombet e Bashkuara po bëjnë përpjekje për vendosjen e dialogut me të gjitha fraksionet në Libi, për të arritur shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Brag tha se rreth 250 mijë njerëz janë larguar nga Libia për t’u zhvendosur në vendet fqinje.
XS
SM
MD
LG