Ndërlidhjet

BE dhe SHBA ripërsërisin thirrjet kundër Gadafit

  • RFE /RL

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 250 mijë njerëz janë larguar nga Libia për t’u zhvendosur në vendet fqinje.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 250 mijë njerëz janë larguar nga Libia për t’u zhvendosur në vendet fqinje.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë sërish thirrje udhëheqësit libian të lërë pushtetin.

Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë forcuar presionin ndaj Muamer Gadafit dhe se sanskionet ndërkombëtare kanë nisur të kenë ndikim.

Obama tha se vendosja e zonës së ndalim fluturimit mbi Libi gjithashtu mbetet opsion.

Ndërkohë, forcat besnike të Gadafit kanë deklaruar fitore kundër luftëtarëve kryengritës në disa zona.

Qeveria tha se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Francën, pasi Parisi ka njohur Këshillin Kombëtar të opozitës libiane.

Zëvendësministri i jashtëm, Khaled Kaid, tha se Franca dëshiron të ndajë Libinë.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka njohur Këshillin Kombëtar si përfaqësues legjitim të popullit të Libisë. Sarkozi e ka quajtur të paligjshëm regjimin e Gafdadit dhe i ka bërë thirrje atij të lërë pushtetin.

***

Udhëheqësi libian, Muamer Gadafi, ka kërcënuar Bashkimin Evropian, duke thënë se do të ndalojë të përkrahë luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

“Nëse Evropa nuk e mbështet dhe e shpërfill rolin aktiv të Libisë në luftën kundër imigracionit, Libia do t’i ndalojë të gjitha përpjekjet në luftën kundër terrorizmit dhe do të ndërrojë krejtësisht politikën ndaj Al Kaidës”, ka thënë Gafafi.

“Tripoli do të ndalojë edhe luftën kundër migracionit të paligjshëm, kështu që miliona zezakë do të vijnë në Evropë”, ka paralajmëruar lideri libian.

Mesazhi i tij vjen në kohën kur Perëndimi po shqyrton opsionet e përgjigjes ndaj krizës në Libi. (v.t.)

XS
SM
MD
LG