Ndërlidhjet

Bajden: Moldavia e ka vendin në BE


Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për aspiratat evropiane të Moldavisë, gjatë vizitës që po zhvillon në këtë vend.

“Ne besojmë se Moldavia është një shtet evropian që duhet të integrohet në BE”, ka thënë Bajden pas takimit me kryeministrin Vlad Filat.

Ai do të mbajë një fjalim publik në Sheshin Opera – vendin e protestave pro demoktratike të 2009-ës.

Bajden arriti në Moldavi pas vizitës dyditore në Rusi, e cila kryesisht u përqendrua në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
XS
SM
MD
LG