Ndërlidhjet

Bajden në Moldavi

  • RFE /RL

Zv.presidenti amerikan, Xho Bajden, duke folur para mijëra njerëzve të mbledhur në kryeqytetin Çisinau, 11 mars 2011

Zv.presidenti amerikan, Xho Bajden, duke folur para mijëra njerëzve të mbledhur në kryeqytetin Çisinau, 11 mars 2011

Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për aspiratat evropiane të Moldavisë, gjatë vizitës që po zhvillon në këtë vend.

“Ne besojmë se Moldavia është një shtet evropian që duhet të integrohet në BE”, ka thënë Bajden pas takimit me kryeministrin Vlad Filat.

Ai po ashtu i ka bërë thirrje Moldavisë ta luftojë korrupsionin dhe të zbatojë reformat demokratike.

Bajden, zyrtari më i lartë i Shteteve të Bashkuara që viziton Moldavinë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991, ka folur para mijëra njerëzve të tubuar në kryeqytetin Çisinau.

“Ne e mbështesim fuqimisht angazhimin tuaj për reforma politike dhe ekonomike”,
ka thënë mes tjerash Bajden.

Ai i është referuar edhe mosmarrëveshjes së ngrirë mes Moldavisë dhe rajonit Transdnister, duke thënë se “e ardhmja e Transdnisterit është në Moldavi dhe e ardhmja e Moldavisë në Evropë”.

Rusia ka rreth 1,500 trupa në rajonin separatist, i cili nuk është i njohur ndërkombëtarisht.

Bajden ka arritur në Moldavi pas vizitës dyditore në Rusi, e cila kryesisht u fokusua në përmirësimin e marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Moskës. (v.t.)



XS
SM
MD
LG