Ndërlidhjet

logo-print

Bajden kërkon nga Moldavia zbatimin e reformave


Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, i ka bërë thirrje Moldavisë të luftojë korrupsionin dhe të zbatojë reformat demoktaike.

Bajden, zyrtari më i lartë i Shteteve të Bashkuara që viziton Moldavinë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991, ka folur para mijëra njerëzve të tubuar në kryeqytetin Çisinau.

“Ne e mbështesim fuqimisht angazhimin tuaj për reforma politike dhe ekonomike”, ka thënë mes tjerash Bajden.

Ai po ashtu iu referua mosmarrëveshjes së ngrirë mes Moldavisë dhe rajonit Transdnister, duke thënë se “e ardhmja e Transdnisterit është në Moldavi dhe e ardhmja e Moldavisë në Evropë”.

Rusia ka rreth 1,500 trupa në rajonin separatist, i cili nuk është i njohur ndërkombëtarisht.

Bajden ka arritur në Moldavi pas vizitës dyditore në Rusi, e cila kryesisht u fokusua në përmirëesimin e marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Moskës.
XS
SM
MD
LG