Ndërlidhjet

Bullgaria dhe Luksemburgu ofrojnë mbështetje për Kosovën


Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev, dhe shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Luksemburgut, Pier Ueber.

Ministri Hoxhaj tha se institucionet e Kosovës do t'i intensifikojnë marrëdhëniet dypalëshe me këto dy vende, në mënyrë që të forcohet bashkëpunimi në fushën e politikës, ekonomisë, arsimit, kulturës dhe sportit.

Ambasadori i Bullgarisë, Bobev, shfaqi gatishmërinë e shtetit të tij për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, ndërsa shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Luksemburgut tha se Luksemburgu edhe në të kaluarën e ka mbështetur Kosovën në shumë fusha dhe këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen.
XS
SM
MD
LG