Ndërlidhjet

logo-print

MPJ identifikon shtetasit kosovarë në Japoni


Ministria e Jashtme e Kosovës ka identifikuar nëntë shtetas kosovarë në Japoni, pas tërmetit të fuqishëm që ka lëkundur këtë vend.

"Sipas informacioneve që vijnë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokio, situata në Japoni është e paparashikueshme, megjithatë shumica e shtetasve kosovarë janë jashtë zonave të rrezikut", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kjo e fundit tha se do të vazhdojë përpjekjet për të kontaktuar dhe identifikuar qytetarë të tjerë kosovarë në këtë vend.
XS
SM
MD
LG